RETROSPEKTIVË E ZHVILLIMIT TË SHKOLLËS SONË
Në gjysmën e dytë të shek. XIX, saktësisht në vitin 1866 nisin hapat e parë të edukimit dhe arsimimit fillor në Lipjan dhe disa fshatra të komunës sonë. Për një kohë të gjatë mësimi ishte fetar dhe zhvillohej në mejtepe, kryesisht në gjuhen turke dhe arabe. Mundësitë e shqiptarëve për t`i vijuar mësimet në këto shkolla(mejtepe) ishin tejet të kofizuara, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të popullatës, mungesës së kuadrit arsimor, mësimit në gjuhën joamtare, mungesës së mjeteve më elementare për punë etj. Këto forma të shkollimit zgjatën deri në fillimin e luftërave Ballkanike, ku atëherë puna e shkollave u rëndua edhe më shumë, kurse në vitin 1915 – gjatë luftës së parë botrore vie deri te ndërprerja e plotë e punës në shkollë. Me përfundimin e luftës së Parë Botrore, saktësisht në vitin 1918 filloi riorganizimi i punës në shkollë. Por, pushteti i atëhershëm nuk ishte i interesuar për shkollimin e fëmijëve shqiptarë dhe lejohej vetëm mësimi në gjuhën serbe. Edhe për kundër kësaj në shkollë u regjistruan edhe disa nxënës shqipëtarë. Mësimi zhvillohej nga klasa e parë deri në të katërten në një shkollë që e kishte ndertuar pushteti i atëhershëm. Nga viti në vit, numri i nxënësve sa vinte e rritej, kështu që ishte nevojë e domosdoshme që të ndertohej një shkollë e re. Organet e atëhershme shtetërore (që merrnin tatime të larta nga popullata vendore), në vitin 1925 ndertuan objektin e ri shkollor me katër dhoma mësimi, me material të fortë ndërtimor dhe që për momentin i plotësonte nevojat dhe standardet për zhvillimin e procesit edukativo – arsimor. Sipas statistikave të para të udhëhequra në shkollë, në vitin 1936/1937 shkolla kishte katër paralele nga kl. I – IV me gjithësej 172 nx. ku 1/3 e të cilëve , përkatësisht 57 nx. ishin shqiptarë kurse arsimtarët ishin të përkatësisë serbe. Karakteristikë e posaçme që ka përcjell shkollën tonë në këtë periudhë është moszgjidhja e çështjes nacionale dhe politika antishqiptare e asaj kohe, e cila ka çuar edhe në trajtimin jo të barabart të nxënësve shqiptarë karshi nxënësve të tjerë. Kjo bëri që shumë nxënës shqiptarë të mbesin jashtë bankave shkollore. Me fillimin e luftës së Dytë Botërore , në vitin 1941 ndërpritet puna në shkollë, për të rifilluar në vitin shkollor 1945/46. Shtimi i vazhdueshëm i numrit të nxënësve që regjistroheshin dhe vijonin mësimet në sh. f. në Lipjan, imponoi nevojën për rregullimin e lokalit shkollor. Kështu në vitin shkollor 1949/1950 u bë ndërtimi i shkollës së re dhe për herë të parë në këtë vit shkollor filloi organizimi i mësimit në gjuhën shqipe, plotësisht i ndarë nga mësimi në gjuhën serbe. Fillimisht mësimi në gjuhën shqipe zhvillohej si katër klasëshe dhe quhej GJIMNAZI I ULËT OSE PRO- GJIMNAZI. Drejtor i parë i kësaj shkolle u emrua XHEVAT ALIU, e krahas tij punonin edhe arsimtarët HASAN SPAHIU, HASAN KRASNIQI, SHYQERI HAZIRI,ZENEL BALA, DIN MEHMETI, AGIM GJAKOVA etj.
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Gjenerata e parë e semimaturantëve doli në vitin shkollor 1952/1953. Këtë fat e patën 37 nxënës. Nga viti në vit numri i nxënësve sa vinte e rritej, sikurse edhe struktura kualifikuese e arsimtarëve që drejtpërdrejt ndikonte në ngritjen e cilësisë në punë. Kështu, nga bankat e shkollës sonë dolën shumë gjenerata të nxënësve të cilët më vonë bënë emër në shkollë dhe më gjërë. Mirëpo, me rrënimin e autonomisë së Kosovës, në vitin 1989 fillojnë të vijnë ditë të vështira për nxënësit dhe arsimtarët e shkollës sonë. Nga organet e imponuara serbe bëheshin presione të mëdha që të pranoheshin planprogramet mësimore unike , të cilat e përdhosnin kulturen dhe identitetin tonë kombëtar. Personeli arsimor shqiptar arriti t`iu bëjë ballë presioneve të vazhdueshme, duke shkëputur madje çdo bashkëpunim me drejtorinë aktuale serbe dhe duke vu themelet e pavarësimit të sistemit arsimor shqipëtar. Viti shkollor 1991/92 është vit i vendimeve të mëdha dhe të rëndësishme për shkollën tonë. Kështu , më 06.02.1992, Këshilli i arsimtarëve morri vendim për caktimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të shkollës. Në këtë detyrë u emërua Dalip Aliu arsimtar i shkollës sonë. Pas kësaj, u vazhdua edhe më tej me institucionalizimin e shkollë sonë. Më, 02.04.1992 Këshilli i arsimtarëve morri edhe një vendim shumë të rëndësishëm dhe historik, duke e emertuar shkollën tonë me emrin: SHKOLLA FILLORE ,, Vëllezërit Frashëri” - Lipjan dhe po me këtë emër u regjistrua në Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës, ku dhe u lëshua akti përkatës mbi regjistrimin e sajë. Të gjitha këto bënë që organet serbe të shkollës dhe ato komunale të marrin vendim për largimin me dhunë të nxënësve dhe punëtorëve shqiptarë nga objekti shkollor. Edhe pas shumë përpjekjeve të bëra nga punëtorët shqiptarë, por edhe nga prindërit për t`u kthyer në objektet tona shkollore, organet serbe nuk lejuan kthimin në shkollë. Kështu,organet serbe mbyllen shkollën për shqiptarët , por nuk mundën ta shuajnë dëshirën e shqiptarëve për dije e arsim. Prandaj, në vitin shkollor 1992/1993 u detyruam të kalojmë në objekte private, përkatësisht nëpër shtëpi – shkolla. Pra, shqiptarët hapen zemrat dhe shtëpitë e tyre për ta mbajtur gjallë fjalën dhe shkollën shqipe. Shtëpit e tyre i lëshuan: Hasim Ibrahimi, Ejup Gashi, Hilmi Krasniqi, Hysen Bytyqi, Idriz Kongjeli, Halit Sejdiu në Lipjan Ramadan Qerkini në Lepi-Radevë, Shefqet Zeqiri në Hallaq të Madh, Rexhep Stublla dhe Hafir Spahiu në Jetë të Re, ndërsa në Suhadoll mësimi u organizua në shtëpinë e Osman Vehapit. Me kushte të tilla të punës dhe me sakrificen e madhe të punëtorëve të arsimit, pra, në lokale private shtëpi shkolla u punua deri më 19.03.1999, kur u ndërpre mësimi për shkak të eskalimit të Luftës. Me të përfunduar lufta u kthyem në objektin shkollor. Ndodhi kjo, më 26.06.1999. Gjatë luftës për fat të mirë nuk pësuan as nxënësit e as punëtorët e shkollës. Por, dëmet materiale ishin të mëdha. Shkolla ishte në gjendje të mjerueshme, pasi në të gjatë luftës ishin vendosur refugjatë të ardhur nga Kroacia dhe Bosnja. Objektin shkollor, ushtria serbe e kishte perdorur dhe shfrytëzuar edhe për strategjitë e veta ushtarake. U deshën përpjekje të jashtëzakonshme të personelit arsimor dhe të prindërve që lokali arsimor të përgatitej dhe të aftësohej për fillimin e mësimit dhe të vitit të ri shkollor. Kështu,më 01.09.1999 filloi mësimi për vazhdimin e vitit shkollor të ndërprerë për shkak të luftës, ku u punua deri më 25.10.1999, kurse prej 26.10.1999 filloi viti i ri shkollor 1999/2000. Vlenë të theksohet se drejtor i parë i shkollës pas lufte u zgjodh Shaban Mustafa, arsimtar i matematikës, i cili gjatë kohës së luftës iu bashkua radhëve të UÇK-së.Më vonë nga kolektivi i shkollës radhëve të UÇK-së iu bashkua edhe punëtori Besim Jashanica. Që nga lufta e këtej numri i nxënësve u rrit vazhdimisht. Ky është edhe rezultat i një fluksit të madh të nxënësve nga viset rurale. Në këtë vit shkollor 2010/2011 janë të regjistruar 970 nx., duke llogaritur edhe klasën e nx. Me nevoja të veçanta. Nga 57 punëtorë që ka shkolla jonë sot, 45 prej tyre janë të kyqur drejtpërdrejt në procesin edukativo arsimor. Kështu ,nga viti në vit vazhdon lufta për dije dhe edukim të gjeneratave të reja.
KUSHTET E PUNËS EDUKATIVO - ARSIMOREPër realizimin e suksesëshëm të rolit dhe funksionit edukativo – arsimor që ka shkolla, kushtet e punës janë ndër parakushtet themelore dhe të domosdoshme. Për punën normale të një shkolle duhet të sigurohen këto kushte të domosdoshme: · Lokali i mjaftueshëm për punën normale edukativo. – arsimore · Kabinetet mësimore · Objektet dhe lokalet tjera përcjellëse · Ambienti i rregulluar shkollor · Baza e mirë materialo- financiare e shkollës · Paisja me mjete mësimore bashkëkohore · Struktura kualifikuese përkatëse e kuadrit mësimor dhe udhëheqës · Infrastruktura përkatëse ligjore dhe rregullativa normative e shkollës si institucion etj.
Objekti shkollor dhe lokalet për punë edukativo – arsimore Objekti i shkollës sonë është i ndërtuar në vitet e shtatdhjeta të shek. XX, i mungon nxemja qendrore, dritaret –dyert të stërvjetruara si dhe fasadimi i jashtëm i objektit. Për riparimin e objektit shkollor i janë bërë kërkesa të shumta DAK-së, KK, MASHT-it që të ndërmarrin aksione për përmirësimin (riparimin) e objektit shkollor për punë normale edukativo- arsimore.
Objekti shkollor ka siperfaqe prej 3077 m2, ndërsa i zbërthyer sipas destinimeve të lokaleve të veçanta duket si vijon:
|
AKTIVET PROFESIONALE
Aktivi profesional përbëhet nga mësimdhënësit e së njëjtës lëndë ose të lëndëve të përafërta. Aktivi profesional kryen këto punë dhe detyra:
Me aktivin profesional udhëheq kryetari I aktivit, I cili emërton për çdo vit nga anëtarët e aktivit me shumicë votash.
Lipjan më 29.08.2012 Këshilli i Arsimtarëve
NXËNËSIT DHE ORGANIZIMI I TYRE NË SHKOLLËNë kuadrin e përgatitjeve sa më të mira për vitin e ri shkollor 2012/2013, të cilat përgatitje i kemi filluar që nga prilli i kaluar, rëndësi të madhe i kemi kushtuar përfshirjes dhe regjistrimit të nxënësve për këtë vit shkollor. Së pari kemi hartuar planin dhe dinamiken e regjistrimit të fëmijëve të moshës 6 vjeqare për kl. e parë në vitin shkollor 2012/2013 dhe i kemi përcaktuar masat konkrete për realizimin e këtij programi. Kemi publikuar shpalljen përmes së cilës kemi bërë informimin adekuat të prindërve dhe subjektjeve tjera brenda dhe jashtë shkolle që janë të interesuara ta përcjellin regjistrimin e nxënësve në klasën e parë. Kemi bërë publikimin e kushteve dhe të dokumentacionit të domosdoshëm për regjistrimin , në mbështetje të Ligjit mbi arsimin fillor dhe të mesëm dhe në bazë të rekomandimeve përkatëse të organeve të arsimit. Regjistrimin e nxënësve në klasën e parë e kemi bërë në dy faza. Faza e parë është zhvilluar prej 20 majit deri më 30 qershor, kurse faza e dytë prej 16 gushtit deri më 1 shtator. Në fillim të këtij viti shkollor, prej klasës së parë deri në kl. IX janë regjistruar 1048 nxënës të strukturuar sipas kësaj analogjie:
Klasat e para(I-rë) - 123 nxënës të strukturuar në 5 paraleleKlasat e dyta(II-ta) - 111 nxënës të strukturuar në 5 paraleleKlasat e treta(III-ta) -104 nxënës të strukturuar në 5 paraleleKlasat e katërta(IV) - 127 nxënës të strukturuar në 5 paraleleKlasat e pesta(V) - 106 nxënës të strukturuar në 4 paralele--------------------------------------------------------------Gjithsej 571 nxënës 24 paralele
Klasat e gjashta(VI) - 135 nxënës të strukturuar në 5 paraleleKlasat e shtata(VII) -125 nxënës të strukturuar në 5 paraleleKlasat e teta(VIII) -108 nxënës të strukturuar në 4 paraleleKlasat e nënta(IX) -100 nxënës të strukturuar në 4 paralele---------------------------------------------------------------Gjithsej 468 nxënës 18 paraleleR e k a p i t u l i m:
-------------------------------------------------------------Gjithsej 1129 nxënës 47 paralele
Oborri i shkollës ka një siperfaqe prej një hektari e dhjetë ari dhe një depo për lëndë djegëse. Një pjesë e parkut shkollor është rregulluar.Jemi duke bërë përpjekje të rregullojmë tërë oborrin shkollor për t’a bërë një ambient joshës shkollor për nxënësit dhe qytetarët e vendit. Gjatë këtij viti kemi caktuar një strategji për realizimin e projektit zhvëllimor të shkollës. |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||